E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, mosnjohja nga PS, per ruajtjen e mandatit te Rames

Asambleja e Partise Socialiste pritet qe te miratoje nje rezolute per zgjedhjet e 28 qershorit, ku varianti me i mundshem eshte ai i mosnjohjes se zgjedhjeve. Nje qendrim i tille, percakton se PS nuk eshte humbese ne keto zgjedhje, dhe per pasoje kryetari socialist Rama nuk ka asnje arsye per te dhene doreheqjen. Nderkohe qe ne nje rast te tille, punimet e Kuvendit do te hapen vetem me prezencen e 74 deputeteve, nga te cilet 70 te PD dhe aleateve dhe 4 deputete te LSI-se se Metes, i cili rendom eshte shprehur se perfaqeson socialistet dhe te majtet e vertete. Eksponente te Partise Socialiste bejne me dije, se dy jane variantet qe mund te shqyrtohen ne kete asamble. I pari ka te beje me hapjen e procedurave te gares, per kreun e ri te Selise Roze. Por me i mundshem eshte varianti i hartimit te nje rezolute, per mosnjohjen e zgjedhjeve. Te njejtet eksponente te Partise Socialiste thone se mosnjohja e zgjedhjeve kur nuk ka me asnje ankimim, tregon qarte se kjo rezolute behet per te shpetuar mandatin e kryetarit Rama. Pasi, shtojne ata, Partia Socialiste nuk ka asnje fakt dhe asnje prove per te mos i quajtur zgjedhjet si te rregullta. Me sa duket, me miratimin e kesaj rezolute, Edi Rama do te vazhdoje te qendroje ne krye te Partise Socialiste, por do te lere jashte dyerve te parlamentit te gjithe grupin parlamentar socialist. Nje variant i tille eshte kundershtuar nga drejtues te kesaj partie, te cilet e kane cilesuar si nje vetevrasje politike dhe gabimin me te madh te Partise Socialiste, bojkotimin e parlamentit. Po keshtu, edhe aleatet e Selise Roze e konsiderojne nje vendim te tille, te gabuar dhe mentalitet te politikes se vjeter. Ne keto kushte, duke pare se e majta e kryesuar nga PS ka humbur, duke pare dhe statutin e PS, mund te thuhet se mandati i Edi Rames ne krye te Partise Socialiste mund te quhet tashme i nderprere. Me mbylljen e ankimimeve te subjekteve elektorale ne Kolegjin Zgjedhor, rezultati i dale nga kutite e votimit me 28 qershor, nxjerr fitues Partine Demokratike me 70 mandate, kundrejt 66 te Partise Socialiste. Per rrjedhoje, ky rezultat e nderpret edhe mandatin e kryetarit te selise roze, duke iu referuar statutit te saj. Neni 28, ne piken b te tij, shpjegon qarte se kryetarit te partise i nderpritet para kohe mandati 4 -vjecar, kur partia humbet ne zgjedhjet e pergjithshme. Zhvillimet qe lidhen me mandatin e kryetarit dhe me rezultatin e zgjedhjeve do te jete ne fokusin e Asamblese Kombetare Socialiste, e thirrur per te marten, nje dite pasi KQZ do te jape rezultatet perfundimtare, sic ka deklaruar kryetari Ristani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›