E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati vetoja kundër projekt rezolutës ruse

Mosmarrëveshjet me Gjeorgjinë kanë bllokuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zyrtarët e lartë shprehen se është gati vetoja ndaj rezolutës ruse, në një kohë që do ti kërkojnë kësaj të fundit të zbatojë një plan armëpushimi me 6 pika. Në një kohë që Rusia përsëriti qëndrimin e saj kundër në lidhje me rezolutën e propozuar nga Franca Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, përmendet integriteti territorial. Projekt-rezoluta jonë është një përsëritje, një rikonfirmim i gjashtë parimeve- tha ai. Teksa projekt-rezoluta ruse ka bllokuar Këshillin e Sigurimit, Moska ka njoftuar edhe NATO-n për pezullimin, tani-për-tani, të të gjitha formave të bashkëpunimit ushtarak, për shkak të mosmarrëveshjeve që lidhen me Gjeorgjinë. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se NATO-ja duhet të zgjidhte mes gjërave që janë më të rëndësishme për të: mbështetjes së Gjeorgjisë apo zhvillimit të një partneriteti me Rusinë. Para dy ditësh, NATO-ja paralajmëroi se në të ardhmen marrëdhëniet varen nga kthimi i trupave ruse në pozicionet që kishin para shpërthimit të konfliktit me Gjeorgjinë.Rusia ka thënë se do të tërheqë nga Gjeorgjia pjesën më të madhe të trupave të veta luftarake deri të premten në mbrëmje, me përjashtim të 500 ushtarëve që do të qëndrojnë në atë që Moska e përshkruan si zonë sigurie përreth Osetisë së Jugut. Ndërkaq, Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, tha se rusët po vazhdonin t'i konsolidonin pozitat në disa pjesë të vendit të tij. Ai e akuzoi përsëri Rusinë se po përpiqet të paralizojë ekonominë gjeorgjiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›