PS: Prifti, pushime gjate permbytjeve
Denis Dedej
Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, akuzoi dje ministrin e Energjetikes, Dritan Prifti se kur Shkodra permbytej, ai udhetonte per pushime luksi ne Turqi. Permes nje deklarate per shtyp, zyrtari i lart i selise roze, krahas akuzes se tij, paraqiti dhe bileten vajtje-ardhje te ministrit te Energjetikes, duke u shprehur se "Berisha ishte teresisht ne dijeni te ketij informacioni". "Partia Socialiste e Shqiperise ne vijim te solidaritetit dhe te angazhimit tone per t'iu gjendur prane banoreve me ndihma dhe asistence te nevojshme, sjell sot ne vemendjen e opinionit publik nje fakt te pakundershtueshem, qe verteton papergjegjshmerine e kesaj qeverie dhe konfirmon konstatimin tone, te eksperteve dhe te vete banoreve te demtuar nga kjo katastrofe se permbytja nuk ishte fatkeqesi natyrore qe ndodh nje here ne 100 vjet, por papergjegjshmeri e njerezve qe drejtojne me vota te vjedhura vendin", u shpreh Balla. Sipas tij, permbytjet ne keto zona kane filluar ne datat 27 dhe 28 dhjetor. Ai tha se po t'i referohemi deklarates se drejtorit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, hapja e portave eshte bere pikerisht me date 27 dhjetor. Per zyrtarin socialist keto fakte, duhet ta kishin vene qeverine ne alarm dhe ne gatishmeri pikerisht ne keto dite. "Po ku ishte qeveria ne ditet e fillimit te tmerrit per banoret e Shkodres? Dritan Prifti - ministri i Energjetikes, dy dite pasi kishte filluar permbytja e paramenduar, me date 30 dhjetor eshte larguar nga Shqiperia, per te pushuar ne nje hotel luksi ne Turqi. Po ju paraqesim detajet e fluturimit te ministrit pergjegjes per katastrofen", deklaroi Balla. Duke vijuar me tej, ai tha se Dritan Prifti eshte rikthyer ne Shqiperi vetem me date 3 janar, kur tashme Shkodra ishte zhytur nen uje, jetet e banoreve ishin vene ne rrezik, ndersa pronat ishin shkaterruar plotesisht. Deputeti socialist vleresoi se "kjo eshte prova me e qarte se kjo qeveri eshte e papergjegjshme dhe me papergjegjshmerine e saj ka shkaktuar katastrofen qe permbyti veriun e vendit, qe rrezikoi jetet e mijera shkodraneve dhe la mijera familje pa shtepi, pa prone, pa bageti, pa te neserme". Sipas tij, ne kushtet kur Shkodra zhytej ne uje dhe portat qe permbytnin Veriun e vendit ishin hapur, ministri pergjegjes zgjodhi te largohej per pushime duke u rikthyer ne Shkodren e permbytur 5 dite me pas, kur tashme situata ishte ne piken kritike. "Fundjava e tmerrit per shkodranet, ishte fundjava e luksit per Dritan Priftin. Sali Berisha ka qene ne dijeni te plote te ketij informacioni. Kjo eshte arsyeja pse ai e mbron Dritan Priftin, ne vend qe ta shkarkoje ate. Per kete arsye pergjegjesia per permbytjen e Shkodres eshte pergjegjesi e Sali Berishes", perfundoi deklaraten e tij, deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla. Prej disa dites, partia me e madhe ne opozite ka akuzuar ministrin e Energjetikes dhe kryeministrin e Shqiperise per situaten e shkaktuar ne Veri te vendit, duke kerkuar doreheqjen e tij ose shkarkimin e menjehershem nga detyra.