E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania një pikë larg kualifikimit

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka regjistruar fitore 3-1 ndaj Azerbajxhanit në kuadër të fazës kualifikuese për Euro 2012, ndërsa gjendet vetëm një pikë larg kualifikimit matematikor në Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbolit.

Lojtari më i mirë në ndeshje, Mesut Oezil, kaloi ekipin gjerman në epërsi (30’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (41’), Mario Gomez dyfishoi epërsinë.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Murad Huseynov shënoi golin e nderit për vendasit. Ndërsa në minutat shtesë (90’+3), Andre Schuerrle shënoi golin e tretë për gjermanët.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania ngjitet në kuotën e 21 pikëve në Grupin A dhe ka dhjetë pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Belgjika dhe njëmbëdhjetë pikë më shumë se Turqia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në këtë mënyrë Gjermanisë i duhet vetëm edhe një pikë (ose nëse Turqia humb një pikë) që të kualifikohet në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›