Skandali Giggs
Ryan Giggs ka shkuar shumë larg. Futbollisti uellsian e ka tradhtuar bashkëshorten e tij për tetë vjet. Por, shtrohet pyetja me kë? Besoni apo jo, futbollisti i Manchester Unitedit ka pasur një lidhje intime me kunatën e tij, respektivisht gruan e vëllait, Rhodri.
Kunata e Giggsit, Natasha, ka rrëfyer gjithçka rreth tradhtisë që ia kishte bërë bashkëshortit të saj, Rhodri. Pak muaj pas fillimit të historisë, Natasha kishte filluar të dilte me vëllanë e Giggs, Rhodri, por as ky fakt nuk e ka ndalur kampionin e futbollit, por as Natashan, e cila nga viti 2006 e ka një djalë me burrin e saj.
“Është tradhtia me e vrazhdë e mundshme. E dija se ishte gabim dhe jam munduar ta përfundoj disa herë, por për mua Ryan ishte si një drogë. Edhe pse, ai nuk ishte kurrë romantik dhe asnjëherë nuk më ka thënë se më donte. Ne vetëm bënim seks”, rrëfen Natasha historinë e saj për tabloidin britanik ‘The Sun’.
Mediat angleze kujtojnë një intervistë të Giggs në mars të vitit 2007, kur ai e kishte vlerësuar lartë rolin e babait dhe bashkëshortit. Ai është edhe ambasador i UNICEF-it. Por, këto fakte janë të kundërta me atë që u zbulua të martën.
Giggs doli të ishte tradhtar serik. Edhe pse merr 2.4 milionë funte nga Manchester United, pa llogaritur sponsorët, sipas Natashas, mezi i paguante netët në hotel.
“Një herë më pati thënë që ta rezervoj në Lowry dhe ta blej një komplet veshjesh seksi duke më thënë se kur të shihemi do mi jepte paratë, por nuk e kam marrë kurrë asnjë cent nga ai. Një herë tjetër ia kam kërkuar 700 funte hua, por m’i pat dhënë 500, duke më sqaruar se vetëm kaq mund t’i nxirrte nga banka”, shton Natasha.
Në qershor të vitit të kaluar, Natasha dhe Rhodri ishin martuar, por Giggs nuk ka qenë pjesë e këtij ahengu, pasi që raportet në mes të dy vëllezërve ishin zbehur, ngase Rhodri kishte dëgjuar diçka rreth kësaj historie famëkeqe.
Kurse, në shtator, çifti i ri e kishte organizuar një festë në Manchester, por futbollisti sërish nuk ishte përgjigjur. Ai kishte shkuar në Londër për ditëlindjen e një shoku, ndërsa në atë natë e kishte takuar një zeshkane të bukur. Emri i saj ishte Imogen Thomas.
Nga ai moment, kujton Narasha, futbollisti i United kalonte kohën me tri gra: gruan Stacey, kunatën dhe yllin televiziv. Natasha ia ka treguar gazetarit edhe sms që kishte marrë nga Giggs, të cilët ishin aq të ndyrë, sa që nuk mund të publikohen.
Herë e fundit që këta të dy kishin bërë seks ishte 9 prilli i këtij viti. Gjashtë ditë më vonë, në rrjetin social Teitter ka shpërthyer skandali Imogen, por kur kunata e ka pyetur Giggsin nëse kjo ishte e vërtetë, ai e kishte hedhur poshtë, duke thënë se kjo është një shaka.
“Dëshiroj që të gjithë ta dinë se çka ka ndodhur në të vërtetë. Nuk dua që njerëzit tjerë të japin versione të ndryshme, dua ta tregoj të vërtetën. Unë dhe Ryan kishim një lidhje për 8 vjet. E kam mbajtur këtë sekret të tmerrshëm për mua për një kohë të gjatë, por nuk dëshiroj të vazhdoj duke gënjyer. Nuk e kisha ndërmend ta lëndoj Rhodrin, por e di se çka kam bërë. Gjithashtu e di se ai ndihet i dërrmuar dhe i tradhtuar dhe që nuk dëshiron të më flasë më kurrë dhe as të më falë kurrë. E di se ai mendon që ta vras Ryanin. Edhe unë kam filluar ta urrej futbollistin, sa që në finale të Ligës së Kampionëve kam bërë tifo për Barcelonën”, thotë Natasha.
Rhodri nuk do ta falë kurrë vëllanë e tij tradhtar. “Përse ma bëre këtë vëlla? Unë të besova, ndërsa ti kalove vite të tëra duke ma punuar pas shpinës”, i kishte thënë të martën vëllai i vogël, Ryanit.
Kjo tradhti do t’i kushtojë shtrenjtë legjendës së Man Utd, i cili bëri skandal familjar. Përpos që do të urrehet nga shumëkush, ai mund të mbetet pa bashkëshorte, e cila mund ta kërkojë divorcin, por do të humb edhe në aspektin financiar, ku pritet prishja e marrëveshjes me disa sponsorë.