Gatuzo, gjashte muaj larg fushes
Mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo parashikohet te qendroje larg fushave te futbollit afersisht gjashte muaj. Kjo eshte saktesuar ne nje deklarate qe ka dhene klubi italian. 30-vjecari ka thyer ligamentin ne gjurin e djathte dhe eshte operuar ne qytetin Anverp te Belgjikes. Demtimin lojtari e ka pesuar me shtate dhjetor, gjate fitores se Milanit, 1-0, ndaj Katanias. Njoftohet se Gatuso ka keputur ligamentin e gjurit dhe pas operacionit duhet te qendroje te pakten gjysme viti larg fushes se futbollit. Mesfushori energjik i Milanit, nje nder lojtaret me te forte te ekipit te tij, eshte bere shqetesimi kryesor i trajnerit, Karlo Anceloti, per momentin. Gatuso do te mungoje edhe ne ndeshjen kualifikuese te Kampionatit Boteror, kunder Malit te Zi, me 28 Mars. Milani humbi ndaj Juventusit ne ndeshjen e fundit te Seria A dhe me mbeti 9 pike larg Interit. Mungesa e Gatuzos ne mesfushen e Milanit do te jete probleme gjate gjithe kampionatit.