E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Kosova pret nje pergjigje nga FIFA

Edhe Kosova pret nje pergjigje nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, ne lidhje me te ardhmen e saj, pasi synon te jete anetare, me te drejta te plota. Gjate vizites se fundit ne Shqiperi, kreu i UEFA-s, Mishel Platini theksoi se shteti me i ri ne Evrope duhet njohur me pare nga OKB-ja, pastaj nga organizmat nderkombetare, UEFA dhe FIFA. Rasti i Kosoves, ashtu sikurse edhe i Skocise pritet te diskutohet nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, kete te premte ne Tokio. Te pakten, FIFA e ka arkivuar me kohe nje kerkese nga pala e Kosoves dhe duhet te jape pergjigje, ne lidhje me te ardhmen e futbollit kosovar. Kosova prej disa sezoneve eshte duke organizuar nje kampionat kombetar, ndaj i takon te kete edhe nje ekip perfaqesues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›