Platini kercenon kryeministrin Braun: Larg Skocise!
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini paralajmeroi nje nate me pare kryeministrin Gordon Braun, qe te nderpriste nderhyrjet ne Federaten Skoceze te Futbollit. Shkaku i paralajmerimit eshte se qeveria e Braun po perpiqet te ndertoje nje ekip te vetem futbolli, per te perfaqesuar Britanine e Madhe, duke nderhyre kesisoj ne autonomine e Federates Skoceze te Futbollit. Kjo e fundit ka percjelle shqetesimin, se pjesemarrja e nje ekipi te perbashket ne Lojerat Olimpike 2012 do te zhvleresoje menjehere kombetaren e Skocise, madje humbet statusi i pavaresise se futbollit te ketij vendi. Por Platini eshte shprehur i shqetesuar, duke theksuar se kemi te bejme me nje lloj presioni politik. Edhe Aleks Ferguson, trajneri skocez qe drejton anglezet e Mancester Junajtid e ka cilesuar kete ide, jo te pershtatshme per te ardhmen e Britanise se Madhe. "Ne cdo kohe, kur nje qeveri ben presion mbi nje federate futbolli, kjo denohet, sepse cilesohet nga UEFA si nderhyrje," - theksoi presidenti Platini. - "Nderhyrja ne asnje moment nuk eshte e parashikuar dhe ne jemi kunder cdo lloj nderhyrje nga ana e qeverise qe kerkon te influencoje ne punet e federatave, qe jane anetare te UEFA-s." - vijoi me tej Platini. - "Ky eshte nje problem edhe me i komplikuar, qe ekziston vetem ne vendin tuaj. Nuk ka pasur kurre nje ekip te Britanise se Madhe , madje jam njohur mire edhe me historine," - u shpreh shefi i qeverise se futbollit evropian, Platini. Kjo deklarate e Platinise ka hapur debate pa fund ne lidhje me shpreses qe kane anglezet per te pasur nje ekipi futbolli qe do te perfaqesonte Britanine e Madhe ne Lojerat Olimpike "Pekin 2012". Pak kohe me pare presidenti i FIFA-s, Sep Blater deklaroi se pavaresia qe ka fituar futbolli skocez nuk eshte brenda kufijve te lejuar te FIFA-s dhe se ne te ardhmen kjo do te rishikohet edhe nje here. Kaq ka mjaftuar per te hapur debate te forta, mes Skocise, Anglise dhe organizmave me te larte te futbollit evropiane dhe atij boteror. Beteja ka perfshire boten politike te ishullit.
Skocia ka konkurruar e vetme qe prej vitit 1990. Ne vitin 1992 dhe ne vitin 1996, Skocia eshte kualifikuar ne Olimpiade, per ekipet U-21. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do ta diskutoje kete ceshtje, ne nje takim qe do te mbaje kete te premte, ne Tokio.
Ne rastin e fundit, Platini mori si shembull te nderhyrjes dy vende, Shqiperine dhe Greqine, te cilat jane perjashtuar me vendim te FIFA-s. Ne kete rast ndryshimi ishte se per Angline nuk ka pasur ankime nga ana e Federates Angleze te Futbollit, por situata eshte ndryshe, madje edhe UEFA dhe FIFA ne kete rast po paraqesin pikepamje te ndryshme, si asnjehere tjeter me pare. Ne vendimet e kaluara, organizmat e futbollit nderkombetar kane qene ne nje mendje, duke mbrojtur federatat e futbollit.
Aranit Muraci