Ne Shkoder po realizohet profecia e Fushajt
Vllaznia pritet te jete kampione e dimrit dhe pas janarit kuqeblute do te synoje titullin, qe mungon prej tete vjeteve ne Shkoder. Suksesin e pjeses se pare te ketij sezoni, pala shkodrane e bazon ne merkaton e kujdesshme, qe eshte bere gjate veres. Largimi i Sukajt, Likes dhe Telit nuk e ka dobesuar skuadren, pasi dy prej lojtare te ardhur ne vere, Buadu dhe Dhembi, kane qene percaktues deri tani. Paulin Dhembi ka realizuar gjashte gola deri tani, ndersa Buadu eshte bere protagonist. Trajneri Agim Canaj ka hedhur poshte cdo mundesi largimit te Dhembit, duke e cilesuar ate te nevojshem per objektivin e Vllaznise. "Ekipi ka objektiva dhe po mendon t'i arrije ato, nepermjet ketij grupi lojtaresh." Pas fitimit te Kupes se Shqiperise, ne edicionin e shkuar, presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj premtoi se do te sillte edhe titullin kampion, ne Shkoder.