E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo i zhgënjyer, mendon të largohet

Maldini i dha lamtumirën futbollit, Kaka u largua drejt Realit, ndërsa e ardhmja e Pirlos mbetet e pasigurt. Por, tashmë te Milani ka lindur një tjetër problem: Xhenaro Gatuzo ka dyshime rreth qëndrimit me kuqezinjtë. Andrea D‘Amiko, menaxheri i mesfushorit, deklaroi se "Gatuzo vuajti prej largimit të Ançelotit, me të cilin ishte shumë i lidhur. Nuk mendoj se Milani do të shesë edhe Rinon, por në periudhën e merkatos nuk mund të flasësh kurrë me siguri të plotë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›