Bajerni kërkon 76 mln Çelsi nuk e "përtyp"
Gjashtëdhjetepesë milionë sterlina që në euro i bien 76 milionë: Kjo është shifra që kërkon Bajerni i Mynihut për Frenk Riberi. Sipas "The Times", lajm më të keq për merkaton e Çelsit nuk mund kishte, sepse pas humbjes së Kakasë, talenti francez figuronte si lojtari i përzgjedhur, të cilin Abrahamoviç dëshironte t‘ia bënte dhuratë trajnerit të ri, Karlo Ançelotit. Kjo shifër konsiderohet shumë e lartë nga bosi rus. Ndërkohë që tani alternativat e mbetura janë David Vija dhe Serxhio Aguero.