E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: E di ku do të luaj, por nuk jua them

Në fillim Kaka, pastaj Kristiano Ronaldo, të gjitha zyrtare. Po Zlatan Ibrahimoviç? Misteri mbi të ardhmen e tij shtohet edhe më shumë. Diçka po lëviz, por ai nuk zbulon asgjë. I intervistuar të mërkurën nga televizioni suedez "TV4", pyetjes se "a ju duket e çuditshme që nuk e dini akoma se ku do të luani në sezonin e ardhshëm?", sulmuesi i Interit i përgjigjet: "Unë e di se ku do të luaj, por nuk jua them juve. Sigurisht që kjo më bën të ndihem mirë", ka deklaruar suedezi i kërkuar nga Barcelona dhe Mançester Junajtid.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›