E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho grindet me dy tifozë të Barcelonës

Edhe pse në pushime, Jose Mourinho vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sport.es ka publikuar lajmin sipas të cilit trajneri portugez i Real Madridit ka pasur një duel të nxehtë verbal me një çift, Xavier dhe Anna, tifozë të Barcelonës, që po ktheheshin nga muaji i mjaltit.

Çifti thuhet se në momentin kur kishte parë Mourinhon në aeroport brohoritën “Forza Barcelona”. Mourinho duket se nuk e kishte dëgjuar këtë frazë, por ajo që krijoi kaosin thuhet se ishte gruaja e strategut nga Setubali, e cila e njoftoi atë.

Mourinho u ballafaqua me ta duke përdorur tone të ashpra para ndarjes. Një episod i keq, por kur në mes janë Real Madridi – Barcelona e mbi të gjitha Jose Mourinho, polemikat janë të sigurta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›