Jakshiq: Serbët e Kosovës do ta pengojnë zbatimin e marrëveshjes

Marko Jakshiq, nga Mitrovica, i cili është deputetë i Partisë së Koshtunicës në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se serbët e atjeshëm do ta pengojnë zbatimin marrëveshjes së Brukselit me protesta, bllokada dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Kosovës dhe do të përpiqen që protestat ta përfshijnë gjithë Serbin, e para se gjithash Beogradin.
Jakshiq citohet tu ketë deklaruar medieve të Beogradit se nuk pret se me këtë serbët e Kosovës do të bien në konflikt me autoritetet në Serbi, por ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë i “ka tradhtuar” serbët e Kosovës. “Mënyra e vërtetë me të cilën do të pengojmë zbatimin e marrëveshjes nga Brukseli, është bojkotimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës. Disponimi i popullit është i atillë se bojkotimi me siguri do të ketë sukses”, mendon Jakshiq, transmeton RTK.
Ai ka vlerësuar se protestat dhe bllokadat e serbëve të Kosovës do të shtrihen në mbarë Serbinë, e veçmas në Beograd sepse tradhtia nuk ka ndodhur në Kosovë pro në kryeqendrën e Serbisë.
“Betejën politike për ekzistencë lakuriqe qo ta zhvillojmë më shumë në Beograd se në Kosovë, sepse rreziku për ne nuk vjen nga Prishtina as nga Brukseli veç nga Beogradi”, ka thënë Jakshiq. Ai ka shtuar se serbët në veri të Kosovës nuk do ti pranojnë dokumentet “e shtetit të vetëshpallur të Kosovës” veç duan të mbeten në suazat kushtetues- juridike të Serbisë.
Kryeministri Daçiq i tha Jakshiqit, para dy muajve në një polemik në Kuvendin e Serbisë se “patriotizmi yt është me para në xhep, dhe t’i nuk mund ta na flasësh për patriotizmin se je duke marrë rrogë edhe nga Qeveria e Kosovës”.
Nën-kryeministri i pari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka bërë sot thirrje serbëve të Kosovës që të bashkohet me qëllim të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, kurse nënkryetarja e qeverisë për integrime evropiane Suzana Grubjeshiq ka deklaruar se Qeveria e Serbia do t’ia dal ti bind serbët që ta pranojnë marrëveshjen. /Indeksonline/