Tahiri vazhdon vizitat nëpër lagjet e Prishtinës

Kryetari i Aleancës për Prishtinën z.Besnik Tahiri së bashku me ekipin e tij vizitoi lagjen Dardania dhe Kalabria I.
Qëllimi i këtyre vizitave është që ti bëjë qytetarët pjesë të përpilimit të një program i cili merr përbazë kërkesat e tyre dhe buron drejtpërsëdrejti nga nevojat dhe specifikat që kanë këto lagje.
Z.Besnik Tahiri dhe ekipi e Aleancës për Prishtinën, u njohën sot për së afërmi me problemet e këtyre lagjeve, duke filluar nga pllatoja e kurrizit, problemet me sigurinë nëpër lagje, ndriçimin, menaxhimin e hyrjeve dhe banesave, rrugët e ngushta e probleme tjera që ballafaqohen qytetarët.
Lagja Dardania funksionon me shkolla me numër të mbingarkuare të nxënësve, me ndërtesa me qindra banor, me hapësira në pothuajse inegzistente për të lëvizur, pa fusha sportive e vende rekreacioni e pushimi me pllaton e kurrizit të dëmtuar pa ndriçim, e mbi të gjitha me një ambient që ngulfat jetën e qytetarëve.
Ndërsa Lagja Kalabria I, përballet me problemet e ndërtimeve pa kritere, ku komuna nuk i ka paraprirë zgjerimit të qytetit me asnjë element, duke përfshirë infrastrukturën, planet urbanistike dhe rregullative.
Ndërkaq banorët e kësaj lagje tani përballen me shumë probleme duke përfshirë infrastrukturën e dobët me rrugë të ngushta, rreziqet që vinë nga kabllot e rrjetit elektrik, pasiguri nga thyerjet dhe demolimet e pronave, mungesa e nënkalimit që do të duhej të lidhte lagjen Kalabria me Dardanin dhe pasojat që sjell ky udhëkryq.
Deri me tani investimet që kanë ndodhur në këto pjesë të qytetit, kanë qenë sipërfaqësore dhe pa kritere. Ndërkaq specifikat e lagjes dhe nevojat e banorëve nuk janë marrë për bazë, duke e ditur se lagja Dardania përfaqëson identitetin e Prishtinës, pra është e rëndësishme që të ketë harmoni gjatë procesit të planifikimit, realizimit, mbikëqyrjes dhe kontrollit, pra nuk është bërë bartja dhe identifikimi i pronave.
Z. Tahiri dhe bashkëbiseduesit nga këto lagje u pajtuan se duhet më tepër përkushtim dhe se vizioni qeverisës për Kryeqytetin duhet të dalë nga vullneti i qytetarëve.
Pra zhvillimi i qytetit kërkon analizë të thellë lagje për lagje dhe sektor për sektor, ngase vetëm kështu mund të lehtësohet jeta e qytetarëve./Indeksonline/