E Shtunë, 31 Tetor 2026

I biri i Kim Jong Ilit jep intervistë

I biri më i madh i udhëheqësit të Koresë së Veriut ka pranuar të jep një intervistë para një hoteli në Makau, duke theksuar se nuk planifikon që të arratiset në Evropë dhe se i ati i tij gëzon një gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar dje një gazetë nga Koreja e Jugut.

I biri i Kim Jong Ilit, Kim Jong Nam, ka qenë në vëmendje të spekulimeve të shumta në lidhje me atë se a do të marrë ai përsipër kryesimin e shtetit.

Gazeta Jong Ang Ilbo njoftoi se Nam nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes në lidhje me fundosjen e luftanijes jug-koreane, Cheonan.

“Cheonan? Nuk e di, Ju lutem ndaluni”, u citua të ketë thënë Nam.

Gazeta njoftoi se e ka zbuluar Namin në qytetin e Makaut, ku ai kishte ngrënë mëngjes me një femër të re, në hotelin Altira.

Nam gjithashtu mohoi spekulimet se ai synon të arratiset nga Koreja e Veriut.

“Nuk kam plane për të shkuar në Evropë. Pse ta bëjë këtë. Mund të shkoj atje për pushim, por mendoj se ju keni dëgjuar vetëm spekulime”, theksoi Nam, duke shtuar se i ati i tij gëzon shëndet të mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›