E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, nisin bisedimet për shtrëngimin e rripit

Masat

Kabineti qeveritar i Gjermanisë nisi konsultimet dyditore në zyrën e kancelares Angela Merkel në Berlin, lidhur me ripërtëritjen e financave të shtetit. Në konsultimet mes ministrave të qeverisë së koalicionit, të përbërë nga unioni kristiandemokrat / kristiansocial dhe liberalët vëmendja është përqendruar te buxheti për vitin 2011 dhe plani financiar deri në vitin 2014. Për të ruajtur tavanin e borxheve të përcaktuar në ligjin themelor të Gjermanisë, qeverisë i duhet të kursejë çdo vit 10 miliardë euro. Në hapje të konsultimeve dyditore, kancelarja Angela Merkel tha se në radhë të parë synohet të vendoset theksi te shpenzimet. Ka gjithmonë një hendek të madh mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Në këtë drejtim është e nevojshme një kthesë. Partia Liberale ngul këmbë kryesisht që të kufizohet asistenca për të papunët. Sot koalicioni do t' i paraqesë publikut vendimet e konsultimeve.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›