“Gay” me bidona, ujë me bidona!!!
Martin Leka
Që në fillim, po sqaroj se nuk kam ndërmend fare të mundohem të denigroj Gay-t, edhe pse personalisht dhe me sinqeritet, ata nuk i konsideroj dot si njerëzit normalë. Po ç’lidhje kanë Gay-t me ujin atëherë? Do ta shihni më poshtë, është çështje prioritetesh… Ka disa ditë, shumë madje, që në lagjen ku banoj (Komuna e Parisit), nuk ka ujë Vjen ndonjëherë natën, në të thellë të gjumit ndonjë curril, por gjithsesi, ankesat janë të përditshme. Shumë prej të njohurve na thonë të interesohemi, po kush e vret mendjen?! Një ditë, mora në telefon Ndërmarrjen e Ujësjellësit. Më doli një burrë në telefon. I parashtrova ankesën, po ai mundohej të më sqaronte se “ujë ka po shpërdorohet”; se “ne të ujësjellësit punojmë shumë edhe jashtë orarit”; se “shpërdorohet nëpër lavazhe”… etj., etj. Edhe pse më ishin bërë nervat “pe” si i thonë, i fola normalisht. Fundja ai është vetëm një nëpunës që kryen detyrën që i kanë lënë shefat. Por gjithsesi, nuk lashë pa i thënë se kështu mund të flitet vetëm në një takim elektoral në prag zgjedhjesh dhe se unë doja vetëm ujë!
Një ditë më pas, komshiu im, një intelektual i nderuar dhe për rastësi një ish-pedagogu im, kishte marrë në telefon përsëri Ndërmarrjen e Ujësjellësit. Ia kishte prerë shkurt: “Do ta mbaj shënim ankesën”?!...
Ka patur dhjetëra raste kur banorë apo të njohur më kanë shprehur pakënaqësi se pse nuk shkruaja për problemet që ata kanë. I kam mirëkuptuar, por këtë radhë, kur i shoh përditë me bidona në krah, nuk mund të gjendet as mirëkuptim, as delikatesë që të mund të justifikojë mosshkrimin. Për të qenë të vërtetë e të drejtë, në lagjen tonë nuk ka patur shumë ankesa për ujin. Por kur mendoj se ç’heqin banorët kur u mungon uji, nuk ke si të mos bëhesh pjesë e protestës së tyre me sa mundesh.
Problemet jetësore të qytetarëve, siç është edhe problemi i ujit për të cilin po flasim, duhet të jenë përparësi e të gjitha strukturave, qendrore e lokale. Ato nuk mund të krahasohen e të jenë në të njëjtin nivel prioriteti as me përqindjen e vjeljes së taksave, as me rrugët që shtrohen, as me pallatet apo shkollat që ndërtohen…
* * *
Nuk po zgjatem më me çështjen e UJIT, por gjithë problemi mendoj se duhet shtruar në mënyrën se si duhen trajtuar prioritetet dhe se si mund të konstruktohen protestat.
Nëse nuk do më nxiste një shkrim i djeshëm i Elsa Ballaurit në “Panorama”, me titull “Çështja GAY”, nuk kisha ndërmend të merresha as unë me ujin. Mikja ime bën mirë që shkruan për një trajtim më dinjitoz të “Gay”-ve, por çështja e vërtetë është se sa do të mund ta dëgjojnë dhe të mund të perceptojnë një të vërtetë që ajo shfaq publikisht njerëzit që përditë mbajnë bidona të ngarkuar me ujë?! A mund të ketë shpërfillje më të madhe dhe shkelje më të madhe të të drejtave të njeriut se sa ta lësh atë pa ujë?!...
Çështja është se në këtë vend ka më shumë Gay se bidona…
Le të heqim njëherë këta bidonat, pastaj pse të mos merremi edhe me të drejtat e këtij Nikoletës…?!
PS: Nëse shoqatat në mbrojtje të GAY-ve do të protestojnë, sipas prejardhjes së fjalës nga anglishtja, fjalën “Gay” e kam në kuptimin “të gëzuar”. Pra, gjithçka mund të përkthehet si e tillë, p.sh.: “Të gëzuar me bidona ujë ngarkojmë”…