Bisht-Pallë, zona industriale rrezikon sitin arkeologjik
Prehistoria dhe ambiciet energjetike të Shqipërisë së shekullit të 21-të konvergojnë në një pikë të vetme, Porto-Romano.
DURRES/ OERD ULQINI
Ky fakt ka ndezur një debat të ashpër mes arkeologëve dhe projektuesve të parkut energjetik, duke u shndërruar kështu në një "nyje gordiane". "Të tmerrshëm!", kështu e ka cilësuar arkeologia Iris Pojani projektin për shndërrimin e Porto-Romanos në një vend të shkarkimit të naftës, gazit e produkteve të tjera në shërbim të parkut energjetik. Arsyeja e Pojanit është e fortë. Vetëm 100-200 metra larg tankerëve ndodhet siti prehistorik i 10 mijë vjetëve më parë. Sipas arkeologëve puna voluminoze për ndërtimin e veprës industriale ka shkatërruar atë pjesë të nëntokës ku dokumentohej me aq xhelozi historia. Tre vjet më parë efekti gërryes që natyra ushtron me egërsi në Porto-Romano dhe Bisht-Pallë nxori në dukje një zbulim të pabesueshëm. Një vendbanim i periudhës së neolitit (epoka më e zhvilluar e gurit) doli në dritë, aty ku kodra "shkrihet" çdo ditë në det, sikur të ishte gjalpë. Ekspedita u drejtua nga Iris Pojani, e cila pas konsultave të para nuk hezitoi ta quajë atë sit arkeologjik, si "vendbanimin më të lashtë bregdetar të Shqipërisë". Kërcënimi kryesor për zhdukjen e këtij dokumenti, që vjen nga 100 shekuj më parë vjen nga deti. Efekti gërryes i tij është shumë i madh. Masa e vetme e ndërmarrë deri më tani është ngulja e disa binarëve prej druri, të cilët kanë formuar një barrierë mbrojtëse 1-2 metra larg objektit. Binarët janë ngulur nga ekspedita e fundit në terren e drejtuar nga Pojani, por falë baticave të fuqishme dhe dallgëve me kreshtë, disa prej tyre janë shkulur nga vendi. Objekti është sërish i kërcënuar nga lagështira dhe kripa e detit. Aty u gjetën dhe u dokumentuan objekte prej kocke dhe guri, madje binte në sy edhe teknika e veçantë e lëmimit të gurit, pasi metalet ende nuk ishin zbuluar nga njerëzimi. Iris Pojani shprehet se "një ekspeditë e madhe kërkimore-shkencore do të zbarkojë në muajin tetor, duke pasur si synim të vetëm objektin e neolitit në Porto-Romano". Arkeologia e cila është marrë në mënyrë të zgjeruar me këtë vendbanim 10 mijë vjeçar, ndodhet aktualisht në Butrint, ku po drejton një tjetër ekspeditë. Në raportet e mëparshme të Pojanit thuhet se "vendbanimi është përfshirë nga një zjarr masiv, i cili mund të ketë sjellë edhe braktisjen përfundimtare të qendrës". Mbeturina hiri të dokumentuara nën argjilë vërtetojnë faktin e zjarrit që mund të ketë ndezur kallamat dhe qerpiçët e përzierë me kashtë të vendbanimit prehistorik. Ndërsa tani, ngritja e parkut industrial, sipas saj është faktori tjetër që do të rrezikojë zbulimin. Pritet që pas nisjes së ekspeditës në tetor të mund të përcaktohet dhe mundësia për ruajtjen e zonës, e cila do të përbëjë një tjetër pikë studimi të historisë së antikitetit.