Dita e emigranëve, kryebashkiaku i Kuçovësi i fton të investojnë në qytet
Bashkia e qytetit të Kuçovës vendos që 15 gushti të jetë "Dita e Emigrantëve".
Nisur nga numri i madh i qytetarëve të kësaj bashkie që ndodhen në emigracion, bashkia e Kuçovës organizoi një sërë aktivitetesh për të promovuar sa më mirë zhvillimet e këtij qyteti. Kuçova renditet ndër bashkitë që siguron një pjesë të mirë të të ardhurave për qytetarët e saj nga emigracioni. Për këtë arsye, kryetari i bashkisë, Artur Kurti, përmes disa aktivitetesh ka bërë të munduar aktivizimin sa më të gjerë të tyre në projektet e ardhshme të saj. Kurti dhe deputeti i zonës, Pilo Kerri, zhvilluan takime në bashkinë e qytetit, por dhe një panair me prodhimet e kësaj treve për të nxitur emigrantët të investojnë në vendin e tyre. "Për ju emigrantë" ka qenë motoja që ka shoqëruar takimet e zhvilluara në këtë qytet. Qëllimi i takimit, sipas kryetarit të bashkisë, ka qenë zhvillimi i një bashkëbisedimi mes qytetarëve të interesuar për mbarëvajtjen e punëve në qytet, informimi i emigrantëve për zhvillimet aktuale, bërja e ftesës për t'u kthyer me investime në vendin e tyre. Bashkia e qytetit ka qenë e hapur që në orët e para të mëngjesit, ku ka pritur emigrantët për bashkëbisedim. Vetë kryetari i bashkisë ka prezantuar arritjet e kësaj bashkie, duke i bërë një ekspoze investimeve dhe arritjeve. "Problemet e qytetit për t'u zgjidhur kërkojnë dhe mendimin e masës së gjerë të qytetarëve", është shprehur Kurti. Ai u ka bërë thirrje atyre që kursimet që sigurojnë gjatë punës në emigracion t'i investojnë në vendlindje, ç'ka do të ndihmojë dhe në zhvillimin e qytetit. Ai i ka siguruar ata duke u nisur dhe nga premtimi i kryeministrit gjatë vizitës në rrethin e Beratit, se së shpejti do të nisë dhe ndërtimi i aksit rrugor Berat-Elbasan ç'ka do të nxjerrë përfundimisht këtë qytet nga etiketimi qytet 'xhep' dhe më pas kjo zonë do të kthehet shumë shpejtë një ndër më të lakmuarat për investitorët. Por gjatë këtij bashkëbisedimi, emigrantët kanë dhënë sugjerimet e tyre se si punët në këtë bashki mund të shkojnë më mirë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe deputeti i kësaj zone Pilo Kerri, i cili falënderoi pjesëmarrësit që tregojnë interes për të ardhmen e komunitetit të tyre. Si përfaqësues i tyre në Parlament, Kerri u ka dhënë garanci për mbështetje të nismave për investime në këtë bashki.