E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guroret, rrezik dhe për të mbjellat

URE VAJGURORE - Shpërthimet e eksplozivëve në guroret e lagjes "Gur i bardhë" në Urë Vajgurore rrezikojnë shkatërrimin e banesave, veprave publike dhe plantacioneve të zonës. 

Sipas burimeve mësohet se nga shpërthimet e kohëve të fundit kanë pësuar dëmtime rreth 40 shtëpi, depoja e ujit të qytetit, si edhe një ullishte pronë private. Banorë të zonës, të cilët i druhen edhe sigurisë për jetën e tyre, thonë se këto gurore janë bërë "gogol" për ta dhe askush nuk ka fuqinë që t'i ndalë. "Rasti më i fundit,-pohojnë ata- është ajo e një parcele disahektarëshe me ullinj, e cila po shkatërrohet plotësisht nga minierat e gurit". Banorët janë shprehur se disa herë kanë bërë protesta dhe peticione por ka qenë e pa mundur të ndërpritet aktiviteti i këtyre guroreve.                       d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›