Transplanti i veshkave, i pari në tetor
Pas më shumë se tre vjet premtimesh dhe anulimesh, transplanti i veshkës pritet të kryhet në tetor edhe në vendin tonë.
Salla e operacionit ku do të kryhet ndërhyrja është tashmë gati, plotëson të gjitha standardet e kërkuara nga vendet e Bashkimit Evropian. Vitin e fundit në sajë të projektit "Interreg 3" i financuar nga italianët, janë blerë të gjitha aparaturat e nevojshme, por janë specializuar edhe një grup mjekësh të rinj. Në shtetin fqinj ata kanë asistuar në kryerjen e disa transplanteve, duke përfituar eksperiencën e nevojshme. Me pak fjalë, pritet vetëm hapi i madh. Në këtë mënyrë do t'i jepet fund premtimeve të gjata. Plot 500 mijë euro janë vënë në dispozicion për të pajisur Laboratorin e Imunologjisë në QSUT me aparatura. Kjo për të krijuar kushte të përshtatshme për dhuruesin e veshkës. Veç tyre nga ky fond janë blerë edhe pajisje për sallën e kirurgjisë. Sipas mjekëve specialistë, krijimi i një ambienti steril është i domosdoshëm për kryerjen e transplantit të veshkës. Kjo, pasi edhe infeksioni më i vogël për shkak të higjienës së munguar mund t'i kushtojë jetën pacientit. "Vitin e parë do të kryhen 2-3 transplante, për ta shtrirë më tej këtë shërbim të domosdoshëm për të sëmurët me veshka", sqarojnë drejtuesit e projektit.