Gaza, Izraeli nuk i ndal bombardimet
Nuk rreshtin sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës, edhe pse gjatë orëve të fundit, intensiteti i tyre është ulur. Sipas burimeve ushtarake, avionët goditën dje 40 objektiva të lëvizjes islamike Hamas. Mes shënjestrave, depozita armatimesh, tunele përmes të cilëve kontrabandohet nga Egjipti, si dhe pikat nga ku lëshohen raketat kundër territorit të shtetit hebraik.
Burimet palestineze bënë me dije se bilanci i viktimave deri në këtë pikë të ofensivës izraelite është 1141 të vrarë e 5130 të plagosur. Nga rrënojat e një lagjeje të Gazës u nxorën dje 23 trupa pa jetë, viktima të luftimeve të ashpra të zhvilluara të enjten mes ushtrisë izraelite dhe guerilasve palestinezë.
SHBA dhe OKB: "Paqja shumë e afërt"
Ndërkaq mësohet se jemi shumë pranë arritjes së paqes në Rripin e Gazës. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, është optimist, dhe në kuadrin e vizitës në rajon pohoi: "Jemi shumë pranë një marrëveshjeje për ndalimin e zjarrit". Pohimi mbërriti pas takimit me Kryeministrin palestinez, Salam Fajed, në selinë e Autoritetit Kombëtar Palestinez në Ramallah. Me këtë opinion bashkohet edhe Kondolesa Rais. Sipas sekretares amerikane të Shtetit, armëpushimi do të arrihet "shpejt, shumë shpejt", por nuk është e thënë se do të bëhet realitet para së martës, dita kur Barak Obama, Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të marrë zyrtarisht në dorë këtë post.
Kushtet
Por aktiviteti diplomatik nuk është aspak i lehtë, pasi kundërshtitë që ngrenë dy palët janë shumë të forta: Izraeli pretendon që paqja të mos ketë afate të caktuara, ndërkohë që Hamasi kërkon ta kufizojë në një vit dhe të vërë si kusht tërheqjen e plotë të forcave pushtuese. Shteti hebraik kërkon gjithashtu që kontrolli mbi shtigjet e kalimit të konklavave kufitare t‘i kthehet forcave të sigurisë të Autoritetit Kombëtar Palestinez, praktikisht njerëzve të Al Fatahut, rivalët e përhershëm të Hamasit.
Lideri i Hamasit, sheiku Khaled Meshal, për më shumë ka hedhur poshtë në bllok të gjitha kushtet e vendosura nga Izraeli, duke u betuar se rezistenca e armatosur do të vazhdojë. Meshal, i cili mori pjesë në një mbledhje emergjence në Katar (e panjohur zyrtarisht nga Lidhja Arabe, për shkak të kundërshtimeve nga Egjipti dhe Arabia Saudite) u kërkoi shteteve të pranishme ndërprerjen e çdolloj raporti me Izraelin: ftesë së cilës iu bashkua Presidenti sirian, Bashar al Asad, e që u mirëprit menjëherë nga Katari e Mauritania.