Në piedestal, piloti për uljen e pabesueshme
Pasagjerët e avionit amerikan, që i shpëtoi tragjedisë gjatë së enjtes mbrëma, ashtu si dhe një pjesë e mirë e mediave amerikane, dje kanë ngritur në qiell kurajën dhe veprimet e pilotit që u bë protagonist i ngjarjes së pazakontë, një konsulent sigurie me përvojë 40-vjeçare në industrinë e aviacionit. Sipas rrjetit CNN, Clesi Sulenberger po pilotonte avionin 1549 të "US Airways" nga aeroporti La Guardia i Nju Jorkut në Sharlota, të Karolinës së Veriut, në çastin kur të paktën një prej motorëve të avionit ndali së punuari.
Pasagjeri Xhef Kolodxhai nuk i kurseu lëvdatat për pilotin hero që veproi në mënyrë të përsosur, duke minimizuar dëmet për avionin dhe 155 njerëzit që gjendeshin në bord: "Papritmas, kapiteni erdhi dhe na tha të mbaheshin fort. Por diti ta ulë avionin në mënyrë të mrekullueshme. I meriton të gjitha lëvdatat e mundshme".
Bashkëshortja e Sulenbergerit tha për CNN se ishte tronditur nga rrëfimi i të shoqit pas aksidentit, duke qenë se nuk i kishte parë lajmet. "Kur më telefonoi, më tha se kishte ndodhur një aksident. Në fillim, mendova se bëhej fjalë për ndonjë gjë të vogël, por kur më tregoi se ç‘kishte ndodhur në të vërtetë, nisa të dridhesha e tëra dhe nxitova të merrja fëmijët nga shkolla".
"US Airways" bëri me dije se që të 155 pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit kanë dalë shëndoshë e mirë nga avioni. Por ulja e përsosur e emergjencës e bëri pilotin të dëgjonte lëvdata edhe nga politikanë e qeveritarë të lartë. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Maikëll Blunberg, e vuri theksin te fakti që piloti nuk ishte larguar nga avioni, pa u siguruar që të gjithë pasagjerët ishin evakuuar. "Piloti veproi për mrekulli në uljen e avionit në lumë, si dhe që u sigurua që të gjithë pasagjerët kishin dalë prej tij", tha kryetari i Bashkisë në një konferencë për shtyp. Ai shtoi: "Bisedova gjatë me pilotin. E kontrolloi dy herë avionin pasi të gjithë kishin dalë jashtë për të siguruar që në bord nuk kishte mbetur më askush".
Mendohet se Sulenberger u detyrua të bënte ulje të detyruar, pasi disa pata kishin përfunduar brenda motorëve të avionit. Një dëshmitar okular tha se pjesa e parë që kishte prekur sipërfaqen e ujit ishte mesi i trupit të avionit, ndërkohë që falë regjistrimeve të qendrës së kontrollit të fluturimeve mësohet se Sulenberger ishte tepër i qetë gjatë gjithë çasteve të aksidentit. "Nuk kishte shenja paniku, histerie", u shpreh një zyrtar i kësaj qendre. "U soll me profesionalizëm, ishte tërësisht i qetë, metodik. Ishte gjithçka që mund të shpresosh në çaste të tilla".
E gjithë përvoja e Sulenbergerit duket sikur e kishte përgatitur për këtë ditë. Është pilot në "US Airways" që në vitin 1980, pasi kishte qenë për shtatë vjet pilot i forcave ajrore të ushtrisë amerikane. Ka shërbyer si instruktor, si dhe ka qenë shef për sigurinë i Shoqatës së Pilotëve të Avionëve, ku ka shërbyer edhe si hetues aksidentesh dhe pjesëtar i komitetit kombëtar. Ka punuar në një seri të gjatë hetimesh, ndërkohë që ka bashkëpunuar së afërmi edhe më shkencëtarët e NASA-s, agjencisë amerikane hapësinore.