E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një takim për Ilia Terpinin

Kineasti Ilia Terpini mbush plot 70 vjeç. Me rastin e përvjetorit të lindjes së Artistit të Merituar, Arkivi i Filmit dhe familja Terpini organizojnë një aktivitet festiv më 19 janar me miqtë dhe dashamirësit që e kanë shoqëruar kineastin gjatë jetës së tij artistike. Terpini, i cili vazhdon të jetë në aktivitet me realizimin e dokumentarëve ka bashkëpunuar me një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë. Disa nga filmat artistikë të xhiruar prej tij janë: "I teti në bronz", "Mësonjëtorja", "Dimri i fundit", "Të paftuarit", "Flutura në kabinën time", "Kapedani", "Kush vdes në këmbë", "Gunat mbi tela", "Ballë për ballë", "Muri i gjallë". Në punën e tij si operator, Terpini ka xhiruar portretet e të gjithë udhëheqësve shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërore. Disa qindra metra film të regjistruar, i takojnë vetëm figurave kryesore të politikës shqiptare. Në këtë mori karakteresh, Ilia Terpini ka regjistruar që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia e deri te Sali Berisha, Fatos Nano e Leka Zogu etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›