E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazliç, shtyhen afatet e hetimit edhe tre muaj

Hetimet për shtetasin serbo-
boshnjak, Damir Fazliç,
do të shtyhen edhe
tre muaj. Vendimi është marrë
nga dy prokurorët e çështjes, Dritan
Rreshka dhe Besnik Cani. Arsyeja
e shtyrjes së hetimit është
kryerja e disa veprimeve të tjera
hetimore para se të marrin një
vendim përfundimtar për dosjen.
Burime nga Prokuroria e Tiranës
thanë se pritet që të mbërrijnë
letër-porositë nga Qipro dhe
Kroacia, ku dyshohet se Fazliç ka
kryer pastrim parash. Gjithashtu
hetuesit e çështjes presin përgjigje
nga Zvicra, ku dyshohet se
janë transferuar nga Shqipëria
paratë e shitjes së kompanisë së
Fazliç. Megjithëse Gjykata e Tiranës
vendosi që Damir Fazliç nuk
ka kryer asnjë vepër penale,
akuzat e ngritura kundër mikut të
Kryeministrit, (deklaruar nga
vetë ai) kanë detyruar Prokurorinë
Shqiptare të verifikojë të
gjitha transaksionet e kryera në
emrin e tij, në bankat e nivelit të
dytë në vend. Sipas burimeve zyrtare
pranë Prokurorisë së Tiranës,
prokurorët e çështjes, Cani dhe
Rreshka, i kanë kërkuar të gjitha
filialeve të bankave në Shqipëri
të verifikojnë në listën e klientëve
të tyre emrin e të shumëpërfolurit
serbo-boshnjak dhe punonjësve
të tij, që nga viti 2005 e në
vazhdim. "Me fillimin e hetimeve,
kryesisht është kërkuar zyrtarisht
nga të gjitha filialet e bankave në
Shqipëri që të paraqesin pranë
organit të akuzës çdo të dhënë
apo veprim të kryer me emrin e
shtetasit anglez me kombësi serbo-
boshnjake, Damir Fazliç. Ky
verifikim kryhet pas dyshimeve
se aktshitja e përpiluar nga
avokatja Flutura Kola dhe vetë
Fazliç për kalimin e kompanisë
‘Crown Aquisitions‘ te kompania
mëmë në Qipro ka mundësuar
pastrimin e parave", mësohet nga
burimet e mësipërme. Pas
kërkesës kanë mbërritur informacionet
e para, ku rezulton se shuma
totale e shitjes së kompanisë
së Fazliç është tërhequr kesh nga
avokatja Flutura Kola, ndërsa me
paratë e përfituara nga shitja e
kompanisë janë blerë troje në
Durrës. Në prokurori kanë dëshmuar
Erion Isufi dhe Flutura Kola,
pasi prokuroria kishte dyshime se
dy dëshmitarët kanë qenë bashkëpunëtorë
të serbo-boshnjakut.
Tashmë hetimet presin përgjigjet
nga Qipro dhe Kroacia, ndërsa
puna do të vijojë me thirrjen e
dëshmitarëve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›