E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, Izraeli vret 19 palestinezë të tjerë

Gaza -Vdekjet nga sulmet izraelite në Rripin e Gazas duket se nuk kanë të mbaruar. Të paktën 19 palestinezë humbën jetën sot në këtë qytet të shkatërruar pothuajse plotësisht nga sulmet e Izraelit. 18 prej të vdekurve vdiqën në veri të vendit nga të shtënat me armë dhe nga sulmet ajrore izraelite, bënë të ditur burimet spitalore palestineze. Ndërkohë Hamasi deklaroi se ka kapur dy ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës dhe po i mban ata peng. Të njëjtin informacion e njoftoi prestigjioz arab seli në Dubai "Al Arabiya".

"Dy ushtarë janë kapur", njoftoi Hamasi në radio dhe televizion. Kapja e ushtarëve izraelitë nga Hamasi mund të ketë një ndikim të madh në mbështetjen publike në Izrael për ofensivën në Gaza, ku që nga 27 dhjetori janë vrarë 470 palestinezë. Militantët e Gazës morën peng ushtarin izraelit, Gilad Shalit, gjatë një sulmi përtej kufirit në qershor të vitit 2006. Negociatat e ndërmjetësuara nga Egjipti për të siguruara lirimin e Shalitit dështuan.

Nga ana tjetër ushtria izraelite theksoi se nuk kishte njoftime për marrjen peng të ndonjë ushtari izraelit nga Hamasi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›