Nepal, mbytet anija, 2 të vdekur dhe 20 të humbur
Sunsari -Si pasojë e mbytjes së një anije në një lumë në lindje të Nepalit, të paktën dy persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u zhdukën, bëri të ditur sot policia. Një oficer policie bëri të ditur se trupat e dy personave u zbuluan 5 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti pranë kufirit indian dhe 20 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Anija u mbyt sot në mëngjes në lumin Koshi në distriktin Sunsari, 230 kilometra në juglindje të kryeqytetit nepalez, Katmandu.
Një zyrtar lokal bëri të ditur se anija transportonte rreth 50 persona.Mendohet se anija është fundosur pas përplasjes me një trung peme që ndodhej në lumë.
Një zyrtar lokal bëri të ditur se anija transportonte rreth 50 persona.Mendohet se anija është fundosur pas përplasjes me një trung peme që ndodhej në lumë.