E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Indonezi, 4 të vdekur

Papua -Katër persona mbetën të vdekur sot dhe disa të tjerë u plagosën nga një lëkundjet e forta të tërmetit që goditën sot ishullin indonezian Papua. Tërmeti shkaktoi një tsunami të vogël që goditi brigjet japoneze, por nuk shkaktoi dëme, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Autoritetet indoneziane nxorën një alarm për tsunami për Papuan, por e hoqën atë pak kohë më vonë.

Instituti Gjeologjik amerikan (USGS) njoftoi se tërmeti me intensitet 7.6 ballë sipas shkallës Rihter ra afro 150 kilometra në verilindje të Manokwarit në gjysmën indoneziane të ishullit Papua, në një thellësi prej 35 kilometrash. Një zyrtar në agjencinë meteorologjike të Indonezisë theksoi se kishin rënë disa tërmete gjatë natës në zonë.

Priyadi Kardono, zëdhënësi i qendrës për menaxhimin e katastrofave, deklaroi se Ministria e Shëndetësisë kishte konfirmuar vdekjen e katër personave nga tërmeti. Televizioni "Metro TV" njoftoi se gjashtë persona ishin shtruar në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›