E Diel, 1 Nëntor 2026

Cooper rrëzon qeverinë e Kosovës: Bisedimet, politike

Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka hedhur poshtë deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës, se me Serbinë nuk ka pasur biseda politike dhe se çështja e veriut nuk do të vihet në tavolinë.

Ai dy ditë më parë ka deklaruar se me veriun e Kosovës do të merren shume shpejt, ndërsa bisedimet ndërmjet dy vendeve pavarësisht se janë cilësuar si teknike, ato kanë qenë shumë politike.
 

“A do jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund të imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë si me çështjet e tjera”, thotë Cooper ka deklaruar dje Cooper.
 

Kjo deklaratë e ndërmjetësit të BE-së ka ngjallur reagime në të gjtihë opinionin kosovar. Opozita dhe analistët thonë se me këtë deklaratë Cooper ka diskredituar kryeministrin Hashim Thaçi, e bashkë me të edhe deklaratat kundër bisedimeve për komunat e veriut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›