Sarkozi kërcënon me daljen e Francës nga Shengeni

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi ka deklaruar se Franca do të tërheqet nga zona Shengen, nëse Bashkimi Evropian nuk do të bëjë progres për bllokimin e emigrimit ilegal.
Sarkozi, që aktualisht po bënë fushatë për zgjedhjet presidenciale, u tha mbështetësve të tij në një tubim në një lagje të Parisit, se emigrimi i pakontrolluar do të shkatërroj përpjekjet evropiane për integrimin e atyre njerëzve, që hyjnë në këtë kontinent dhe do të pengoj rrjetet sociale për përkujdesjen ndaj këtyre personave.
“Ne nuk mund të pranojmë të jemi subjekt i mangësive të kufijve të jashtëm të Evropës”, tha Sarkozi, duke shtuar se reforma e legjislacionit aktual të emigrimit e BE-së, është “e vetmja mënyrë për shmangien” e këtij problemi në Evropë.