Kosovë, Agim Çeku i bashkohet PDK-së?
Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës së shpejti pritet që do t`u bashkohen edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, profesorë universitarë dhe përfaqësues të mediave. Kështu bëjnë eme dije mediat kosovare të cilat citojnë burime brenda strukturave udhëheqëse të PDK-së.
“Deri në qershor do mbahen zgjedhjet në nivel degësh, kurse deri në fund të shtatorit, eventualisht në fillim të tetorit do të përfundojë Kuvendi zgjedhor në PDK. Në radhët e PDK-së do të ketë antarësime të reja si Kadri Veseli, Agim Çeku, si dhe disa emra të tjerë. Kështu që PDK-ja do forcohet edhe më shumë me prurje të reja”, thotë një burim.
Pritet që gjatë Kuvendit zgjedhor do të zhvillohet një garë e fortë brenda partisë. “Do jetë një garë e gjerë brenda partisë, kuptohet nga prurjet që kanë qenë më herët, por edhe nga prurjet e mëdha që do vijnë, e që janë emra ta njohur që do t`i bashkohen partisë më të madhe në pushtet”, ka shtuar më tutje ky burim.