E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, humbasin 7 ton bomba izraelite

Gaza - Humbasin 7 tonë bomba izraelite të pashpërthyera që u hodhën mbi territorin palestinez të Gazës gjatë sulmeve të fundit 22 ditore. Bëhet e ditur se bombat e mbledhura u dërguan në një depo nga forcat policore të Hamasit dhe ishte parashikuar të asgjësoheshin nga ana e ekipeve antibombë të OKB-së. Por, ekipi i cili shkoi në depo për punimet e asgjësimit vuri re që një numër i madh i bombave nuk ishin në vend.

Në një kohë që Izraeli akuzon Hamasin për fshehjen e bombave, autoritetet e OKB-së kërkuan kthimin e menjëhershëm të mjeteve eksplozive. Në mes të mjeteve shpërthyese të humbura gjenden edhe bombat me fosfor të bardhë të cilat Izraeli hodhi shpesh edhe pse janë të ndaluara të përdoren ndaj civilëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›