General Motors shkurton 47 mijë vende pune
Nju jork - Kompania amerikane e prodhimit të automobilave, "General Motors", GM, parashikon shkurtimin e 47 000 vendeve të punës në botë gjatë këtij viti, më shumë se gjysma e të cilave jashtë Shteteve të Bashkuara, njoftoi ajo në vija të përgjithshme planin e saj të ristrukturimit të dërguar Thesarit.
Ndërkohë, e ardhmja e shoqërisë gjermane bijë Opel të koncernit amerikan të automjeteve General Motors, i cili është në gjendje të rëndë, mbetet e pasigurt. Gjatë paraqitjes së konceptit për rimëkëmbjen shefi i General Motors-it Rick Ëagoner deklaroi në Uashington, se sipërmarrja e tij po bisedonte me palë të ndryshme, ndër to edhe me qeverinë gjermane. Në lidhje me spekulimet për ndarjen nga Opeli Wagoner tha se deri tani askush nuk i ishte drejtuar General Motors-it për blerje. Opeli punëson në Gjermani më shumë se 25.000 vetë.
Koncernit i duhen 16,6 miliardë dollarë ndihma shtetërore shtesë për të shmangur falimentimin.