E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi paketa stimuluese e Obamas

Uashington - Paketa e stimulimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej 787 miliardë dollarësh pasi është firmosur nga Presidenti Barak Obama, ka hyrë në fuqi. Obama që ka firmosur planin e stimulimit ekonomik tha se "plani do të përbëjë bazat e ndryshimit të vërtetë dhe të përhershëm që do të zgjasë gjatë brezave". Ligjërimi i paketës që u aprovua pas diskutimeve të mëdha në Kongresin Amerikan, cilësohet si "një fitore politike kritike"e qeverisë së Obamës.

Ndërkaq, kompania automobilistike amerikane, General Motors bëri të ditur se pas 14 miliardë dollarëve që mori më parë nga qeveria mund të kërkojë si shtesë edhe 16 miliardë dollarë të tjera kredi. Kompania planifikon të nxjerrë 47 mijë punëtorë nga puna dhe të mbyllë 5 fabrika të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe kompania Kraisler ka deklaruar se i nevojiten 9 miliardë dollar kredi dhe se po përgatiten të nxjerrin nga puna 3 mijë punëtorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›