E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza shenon 25 vjetorin e Hamas

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për të marrë pjesë në një tubim në Rripin e Gazës për të shënuar 25 vjetorin e grupit islamik palestinez Hamas.

Kreu Hamasit Khaled Meshaal pritet ti adresohet popullit ne viziten e tij te pare pas 45 vitesh . Vizita e Meshaal ndjek një armëpushim që i dha fund ditëve të dhunës mes të Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar.

Ai pritet të zbulojë një strategji për të ardhmen e Hamasit dhe të flas për pajtimin me rivalin e tij.

Izraeli, SHBA dhe BE-e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.

Vizita e tij vjen pak ditë pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi për njohjen e Palestinës si një anëtar me statusin e vëzhguesit, një lëvizje e kundërshtuar fuqishëm nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›