E Diel, 1 Nëntor 2026

Napolitano bisedime me kreret e partise per krizen politike

Presidenti italian vendos të ndërhyjë.
Mbrëmë vonë është takuar me përfaqësues të forcave politike. Giorgio Napolitano ka biseduar për hartimin e një rregulloreje të përhershme mbi masat anti-krizë të qeverisë Monti.

Sipas mediave italiane, po diskutohet mundësia që disa prej këtyre masave që cilësohen si thelbësore për të nxjerrë vendin nga kriza financiare, të marrin statusin e paprekshmërisë për një periudhë të caktuar kohore për të mos rrezikuar që qeveria e ardhshme, kushdo qoftë ajo, të mos i hedhë poshtë.

Italia është përfshirë në krizë politike, pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kjo pas deklaratës së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi për rikandidimin e tij. Deklarata u pasua me një abstenim të deputetëve të partisë së tij në parlament kur në lojë ishte votëbesimi i qeverisë aktuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›