E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza,sulm izraelit në xhami,14 viktima

Izraeli ka goditur me artileri të rendë një xhami në Gaza. Ngjarja ndodhi në Beit Lahja, në veri të Rripit të Gazës, ku si pasojë e sulmit kanë vdekur tre persona, dhe dhjetra të tjera kanë mbetur të plagosur. Dëshmimtarët e kanë konsideruar sulmin "një masakër". Pas sulmit izraelit forcat e ndihmës së shpejtë kanë nisur gërmimet nën rrënoja për të nxjerrë trupat e bllokuar. Ndërkohë që edhe gjatë mbrëmjes së shkuar ushtarakët izraelitë kanë bombarduar disa qendra të Hamasit në territorin palestinez. Deri më tani sulmet ajrore izraelite, që kanë shkaktuar të paktën 435 të vdekur, 100 nga të cilët janë civilë, si dhe mijëra të plagosur, nuk kanë arritur të ndalin plotësisht hedhjen e raketave nga ana e palestinezëve drejt Izraelit. Ndërkaq, Hamasi ka pohuar që do t'u përgjigjet sulmeve ajrore me rrëmbime dhe hedhje të tjera raketash. Hamasi ka njoftuar gjithashtu se ka ndaluar një inkursion të pjesëtarëve të forcave speciale izraelite që tentonin të kalonin kufirin me Rripin e Gazës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›