Raporteret e KiE marrin ne pyetje politikanet per detyrat e anetaresimit ne BE
04/04/2012 Kreu i PS-së pret dy raportuesit e KiE-së, Jirsa dhe Petrenco
Rama: PS e angazhuar të kryejë reformat që i janë kërkuar
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka rideklaruar angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin europian të vendit gjatë takimit me bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco. Siç njofton edhe zyra e shtypit pranë selisë rozë, kryesocialisti në vijim të angazhimit të PS-së ka vënë në dukje gjithashtu faktin se opozita ka ofruar konsensus dhe ka treguar vullnet maksimal për miratimin e ligjeve me 3/5-at duke luajtur rolin që i takon në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian. Duke u ndalur në reformën elektorale, Rama u deklaroi raportuesve interesimin dhe angazhimin për të bërë më të mirën, në mënyrë që kjo reformë të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë dhe të zgjidhë të gjitha çështjet sensitive. Gjatë bashkëbisedimit me ta kryetari i socialistëve u ndal në problemet serioze që shqetësojnë vendin, duke përmendur mungesën e zbatimit të ligjit, korrupsionin, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, si dhe në domosdoshmërinë e zgjedhjes së një presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit. Në fund të fjalës së tij numri një i partisë më të madhe të opozitës shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik Shqiptar dhe mungesën e vullnetit të mazhorancës qeverisëse për të miratuar ligjin për medien, të hartuar dhe me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë.
Vizita
Dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ndodhen në vendin tonë në kuadër të një misioni faktmbledhës për të monitoruar përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria. Ata kanë mbërritur para dy ditëve dhe do të përfundojnë sot takimet e tyre të planifikuara me Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshëm Nishani.
Diskutimet
Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco do të diskutojnë me zyrtarët e lartë të vendit për disa çështje të rëndësishme që lidhen me reformat në vend. Konkretisht diskutimet do të përqendrohen te reforma elektorale dhe ajo parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit të vitit të kaluar.