E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta Al Watan nis “luftën e karikaturave”

Një gazetë egjiptiane ka gjetur një përgjigje origjinale duke nisur një fushatë kundër karikaturave të Profetit Muhamed, të publikuara nga revista franceze Charlie Hebdo.

Al-Watan, një e përditshme laike, botoi 13 karikatura, nën sloganin "Luftoi karikaturat me karikatura".

Një prej tyre tregon një palë syze, përmes të cilave digjen kullat e World Trade Center, me titullin: "Syze perëndimore për botën islame".

Reagimi i i lexuesve ka qenë i menjëhershëm, teksa kanë përgëzuar dhe falënderuar gazetën për mënyrën e civilizuar që ka përzgjedhur për t'u kundërpërgjigjur.

Karikaturat e Charlie Hebdo i vunë vulën zhurmës mbi videon e cila tallet me Islamin.

Rreth 50 persona kanë vdekur në protestat e dhunshme të cilat shpërthyen dy javë, kundër filmit amator, “Pafajësia e myslimanëve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›