Wenger: Ronaldo dëshiron të jetë më i miri

“Kur flisni për Ronaldon, s’ka rëndësi se ku shkon. Ai e fitoi betejën sezonin e kaluar, duke shënuar 50 gola”, ka shkruar Wenger në kolumnen e tij në Eurosport.
“Cristiano është super lojtar dhe tipi i lojtarëve si ky shpesh kanë aspirata të mëdha dhe ego të fortë, sepse nuk janë të kënaqur të jenë vetëm mesatar. Ata duan të jenë më të mirët në botë. Ata duan atmosferë të mirë, e cila i rrethon dhe ndonjëherë ndikojnë keq tek pjesa tjetër e ekipit. Të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të ndriçojnë dhe kur ndriçimi shkon vetëm tek një lojtar (tek Messi), lojtarët tjerë nuk mund të jenë të lumtur. Zgjedhja e medieve që të fokusohen tek një lojtar, i bën të tjerët që të vuajnë”, përfundoi trajneri francez.
Këtë sezon, 27 vjeçari ka realizuar 6 gola nga 8 ndeshje me Realin.