E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Hysi: Referendumi kërkon 2/3 e votave

Vasilika Hysi

TIRANE- Partia Socialiste ka reaguars erish sot per ceshtjen e referendumit per heqjen e imunitetit, deklaruar pak dite me pare nga kreu i qeverise, Sali Berisha.

Ne nje deklarate per mediat, deputetja e PS-se, Vasilika Hysi ka theksuar se referendumi behet per ceshtje per te cilat nuk ka dakordesi mes paleve, nderkohe qe per imunitetin opozita ka deklaruar prere se eshte pro heqjes se tij.

Sipas saj, PS e ka dhene miratimin per ndryshimet kushtetuese dhe draftin e pergatitur me konsensus. Sipas saj per referendum duhet të vendosë Kuvendi me 2/3 e votave.

Berisha nuk e njeh Kushtetutën dhe e lexon së prapthi. Ndryshimi i Kushtetutës për imunitetin nuk mjafton, duhet reforma në drejtësi, barazi e deputetëve, ministrave etj, ndaj politika nuk duhet të heshtë por të veprojë, duket ti hapë rrugë reformës në drejtësi. Ndërsa Partia Socialiste kërkon reformë të plotë në drejtësi PD e kundërshton. I bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha të mundësojë debatin publik dhe të fillojmë reformën në drejtësi, për të rrëzuar murin që na ndan nga Europa, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›