Arbën Xhaferi në gjendje të rëndë shëndetësore
TETOVE- Ish-lideri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i kuvendit të përgjithshëm Arbën Xhaferi është gjetur në gjendje kome dje në banesën e tij në Tetovë.
Ai menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë.
Sipas mjekeve gjendja shëndetësore e tij është në rrezik për jetën. Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga marrja me politikë aktive ndërsa kohëve të fundit ai më shumë merrej me shkrime autoriale. (INA)