E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama paguan 8700 euro kredi, kursen 1.5 milion lekë

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka kursyer nga pagat familjare për vitin 2011 shumën 1.5 milion lekë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë publike dje deklaratën e kryeprokurores për të ardhurat dhe shpenzimet e saj për vitin e kaluar. Në faqen tre të kësaj deklarate thuhet gjithashtu se ajo ka shtuar likuiditete nëpërmjet kontratës datë 12.08.2011 për premtim shitje në dobi të bashkëshortit Agron Nuredini në shumën 23 mijë euro.

TË ARDHURAT

Gjatë vitit të kaluar, kryeprokurorja ka marrë nga paga, shpërblimet dhe dietat 2.3 milionë lekë, ndërsa 54 mijë lekë i ka përfituar nga pagesa nga Shkolla e Magjistraturës, si udhëheqëse teme dhe anëtare e Këshillit Drejtues. Një e ardhur tjetër e familjes së kryeprokurores është edhe rroga e bashkëshortit të saj në Drejtorinë e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në shumën 1 milion lekë.

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›