E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjesohet në Sharrë një sasi heroine e kokaine

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bënë të ditur se gjatë ditës së sotme, në zbatim të Urdhërit të Prokurorisë u realizua asgjësimi me djegie i një sasie te konsiderueshme heroinë, cannabis sattiva si dhe e nje sasie kokaine 

 TIRANE- Policia e Tiranës asgjesoi sot në Sharrë, në periferi të kryeqytetit, një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të lojit heroinë, kokainë e kanabis sativa, të kapura vitet e fundit në kryeqytet.
Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bënë të ditur se gjatë ditës së sotme, në zbatim të Urdhërit të Prokurorisë së vitit 2007, për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, u realizua asgjësimi me djegie i një sasie prej 4 kg e 75 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, 78 kg e 653 gram lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, 1 kg e 226.9 gram lëndë narkotike e llojit kokainë.
Sipas policisë, asgjesimi i kësaj sasie lënde narkotike u krye në prani të një komisioni të përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, të Qëndrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, të Seksionit Kundër Narkotikëve në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar, ekspertëve kriminalistë, asistuar nga specialistë dhe ekspertë të këtij drejtimi.
Procesi i asgjësimit të kësaj lënde narkotike u shoqërua me fotografimet dhe filmimet përkatëse.

(d.b/BalkanWeb)

TIRANE: ASGJESOHEN NJË SASI E KONSIDERUESHME LENDE NARKOTIKE

TIRANE, 4 Korrik/ATSH- M. Shkurta/.- Policia e Tiranës asgjesoi sot në Sharrë, në periferi të kryeqytetit, një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të lojit heroinë, kokainë e kanabis sativa, të kapura vitet e fundit në kryeqytet.
Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bënë të ditur për ATSH-në se gjatë ditës së sotme, në zbatim të Urdhërit të Prokurorisë së vitit 2007, për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, u realizua asgjësimi me djegie i një sasie prej 4 kg e 75 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, 78 kg e 653 gram lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, 1 kg e 226.9 gram lëndë narkotike e llojit kokainë.
Sipas policisë, asgjesimi i kësaj sasie lënde narkotike u krye në prani të një komisioni të përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, të Qëndrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, të Seksionit Kundër Narkotikëve në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar, ekspertëve kriminalistë, asistuar nga specialistë dhe ekspertë të këtij drejtimi.

Procesi i asgjësimit të kësaj lënde narkotike u shoqërua me fotografimet dhe filmimet përkatëse.
/s.s./

--------------------------------------------------------------------------------

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›