Gazetaret pa Kufij kritikon ambasadorin Dell per presion ndaj shtypit

Nje organizate prestigjioze per lirine e medias ka kritikuar reagimin e ambasadorit amerikan Kristofer Dell ndaj medias ne Kosove. Organizata Gazetaret Pa Kufi kritikon letren e hapur te ambasadorit Dell ne adrese te grupeve mediatike Koha dhe Ekspres ku zyrtari amerikan u kerkon ne emer te lexuesve dhe shikuesve qe te kerkojne ndjese per sjelljen e tyre.
Ambasadori e dergoi letren e hapur pas publikimit nga grupet mediatike te komunikimeve te tij me keshilltarin e zotit Behgjet Pacolli para votes se trete dhe te fundit ne Parlament qe perfundoi me zgjedhjen e zotit Pacolli si president i Kosoves.
Organizata Gazetaret pa Kufi e cileson si nje trysni te paprunueshme ndaj shtypit kosovar kembenguljen e ambasadorit Dell se publikime te tilla perbejne akt kriminal ne baze te nenit 170 te kodit penal qe specifikon se publikimi i mesaxheve apo informatave te marra permes pergjimit mund te ndeshkohet me 1 vit burgim.
Organizata thekson se media kosovare qe ndeshet aktualisht me presion nga udheheqesit e vendit duhet te prese nje qendrim me perkrahes nga nje vend si Amerika qe pergjithesisht njihet per angazhimin e saj ne mbeshtetje te medias.
Ambasadori thekson me tej organizata permes nje deklarate per shtyp nuk mund te pretendoje qe media kosovare te ndjeke nje tjeter praktike nga Shtetet e Bashkuara ku metoda te ngjashme per grumbullim faktesh do te trajtoheshin si veprime ne interesin publik dhe ku informacioni do te ishte botuar pa ndeshkime apo reagime.