E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita libiane mund te kerkoje sulme ajrore nga vendet e huaja

Udheheqesit libiane te opozites ne Bengazi po debatojne rreth mundesise per te kerkuar sulme ajrore nga vende te huaja kunder instalimeve ushtarake te udheheqesit Moamar Gadafi dhe pikave te tjera te rendesishme.

Zyrtaret e keshillit qe qeveris Bengazin thane te marten se pa sulme ajrore te huaja dhe embargo perballja me forcat e Gadafit mund te mos marre fund asnjehere. Gazeta Washington Post citoi tre anetar te keshillit te kene thene se do ta bejne se shpejti kerkesen per sulmin ajror duke terhequr premtimet e meparshme per te mos kerkuar nderhyrje ushtarake nga jashte. Ata thane se nuk duan trupa tokesore te huaja ne Libi. Keshilli perbehet nga avokate akademike gjykates dhe figura te tjera te njohura.

Disidentet libian ne takimet qe kane patur ne Uashington kete jave kane bere thirrje te ngjashme per mbeshtetje me te madhe logjistike nga forcat amerikane dhe te NATO-s perfshi sulme ajrore kunder forcave ajrore tankeve dhe trupave te Gadafit.

Departamenti i Shtetit i konfirmoi takimet me nje numer figurash te opozites libiane por nuk dha detaje.  Ambasadorja amerikane ne OKB Suzan Rajs ka thene se eshte e parakohshme te diskutohet ndihma ushtarake per opoziten libiane nderkohe qe fraksione te ndryshme perpiqen te behen me te organizuara.

Nderkohe nje oficer ushtarak rebel tha te marten se udheheqesit e forcave opozitare qe kontrollojne lindjen e vendit po formojne nje grup vullnetaresh dhe dezertoresh per te ecur drejt kryeqytetit Tripoli sapo te clirohet nga brenda. Kapiteni Faris Zuei tha per agjencine e lajmeve Reuters se jane me shume se 10 mije vullnetare ne qytetin Axhdabija rreth 800 kilometra ne lindje te kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›