E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergatitja e listave OSBE takime me drejtuesit vendore

Sekretari i pergjithshem  OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut ka vlerësuar punën që është bërë deri tani nga njësitë vendore për listat zgjedhore. I shoqëruar nga ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Volfart sekretarri i pergjithshem Brishambo ka zhvilluar takime me krerët lokalë të qarkut të Durrësit ku është njohur me pregatitjet për zgjedhjet lokale të tetë majit.

“Jam shumë i kënaqur me ato që dëgjova për pregatitjen e listave të zgjedhësve. Edhe prezenca e OSBE-së ka punuar shumë për të ndihmuar Shqipërinë që të ketë një bazë të mirë të dhënash për të siguruar dokumetat e duhura të identifikimit për votuesit një nga standartet më të rëndësishme për të realizuar zgjedhje të mira” tha De Brichambaut.

Një ditë më parë në takimet që zhvilloi në Tiranë me krerët e institucioneve, sekretari i përgjithshëm De Brichambaut premtoi një prani më të gjerë vëzhguesish të OSBE-së për monitorimin e procesit të 8 majit.

Aleks Kalemasi        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›