E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Mosmarreveshje rreth lejeve te ndertimit para zgjedhjeve vendore

Ne nivelet e qeverisjes vendore po vijojne konfliktet politike te cilat reflektojne sipas analisteve klimen e pritshme te zgjedhjeve per bashkite dhe komunat. Pas mosmarreveshjeve per miratimin e buxheteve te vitit 2001 ku ne mjaft komuna dhe bashki ende ky proces nuk eshte finalizuar nga keshillat bashkiake nje tjeter konflikt perfshin tani strukturen qe miraton lejet e ndertimit.

Keshillat e Rregullimit te Territorit te disa bashkive ne rrethet jugore te Shqiperise kane njohur perplasje. Ne Korce keto perplasje kane bllokuar planin e rregullimit te qendss se qytetit ne punime e siper duke krijuar probleme per mbarevajtjen e jetes se qytetareve.

Anetaret e djathte te ketij keshilli kane bojkotuar mbledhjen e fundit me pretendimin se bashkia ishte pergatitur te miratonte shkelje ligjore per planin rregullues te qendres se qytetit te Korces.

Nga ana tjeter kryetari i bashkise Niko Peleshi ka akuzuar anetaret e djathte te Keshillit se po vonojne miratimin e planit rregullues te qendres se qytetit dhe ndertimet ne qytetin e Korces duke sjelle problem dhe per biznesin e ndertimit.

Afrimi i fushates elektorale per zgjedhjet vendore pritet te rrise tonet politike dhe rrjedhimisht edhe veshtiresine e vendim-marrjeve ne keto keshilla. Atje ku bashkite drejtohen nga te djathtet opozita e majte ka shprehur shqetesimin se lejet e ndertimit mund te perdoren edhe si favore per fushate  ndersa atje ku bashkite drejtohen nga te majte i njejti kontestim vjen nga e djathta.

Praktikat e viteve te shkuara kane deshmuar se ne prag te zgjedhjeve drejtuesit lokale kishin shtuar leshimet e dhjetera lejeve duke u sjelle probleme serioze politikave te planifikimit hapesinor te qyteteve. Nese keto praktika do te perdoren edhe kete vit elektoral qytetet do te ndiejne gjithnje e me pak frymemarrje verejne analistet e ceshtjeve lokale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›