E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garancia per zgjedhjet. Poni Jane hequr dublimet ne lista

Zëvendës ministri i Brendshëm Ferdinand Poni në takimin me krerët lokalë të qarkut të Fierit ka shprehur bindjen se zgjedhjet lokale të 8 majit do të arrijnë standartet më të larta të Kopenhagenit dhe OSBE/ODHIR-it. Duke iu referuar proceseve zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009 Poni garantoi se do të merret më e mira e tyre për të garantuar të drejtat e zgjedhësve dhe të zgjedhurve të tyre.

“Zbatimi me korrektësi i ligjit dhe respektimi i standarteve të zgjedhjeve do të bëjë që praktikës së mirë të zgjedhjeve të
vitit 2007 dhe 2009 që të shkojmë në zgjedhjet e 8 Majit, absolutisht me standartet më të larta se ato të Kopenhagenit, se standartet  e hapësirës së madhe të familjes europiane, se standartet e OSBE/ ODHIR-it, rrethi Fier dhe Mallkastër ka përfunduar punën me dublimet, me 100 vjecarët dhe vetëm dy njësi vendore, bashkia Patos dhe bashkia Roskovec nuk kanë komunikuar me drejtorinë e përgjitshme të gjendjes civile, lidhur me dublimet dhe numrin e shtetasve mbi 100 vjecarë” tha Poni.

Zv/ ministri Poni nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën duke u shprehur se Shqipëria e vërtetë është ajo që po përpieqet që nëpërmjet institucioneve ligjitime të shkojë në një proces zgjedhor demokratik. Përgatitja dhe pastrimi i listave zgjedhore është fokusi i punës së ministrisë së Brendshme dhe institucioneve lokale në pritje të procesit të 8 majit.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›